FOTO/I dënuari për trafik narkotikësh dhunon keq biznesmenen në Lazarat, policia jep...

FOTO/I dënuari për trafik narkotikësh dhunon keq biznesmenen në Lazarat, policia jep detajet

71
0
Shares

Një biznesmene në Lazarat është dhunuar nga një 35-vjeçar, i dënuar më parë për trafik narkotikësh.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një magazinë në lagjen Kodhoce.

Debati mes biznesmenes me iniciale L. B., dhe 35-vjeçarit me iniciale A.B., nisi brenda ambienteve të pronës së saj.

Ajo kundërshtoi kërkesën e tij për të hyrë në ambientet e pronës. Kjo ka acaruar të riun nga Lazarati, i cili ushtroi dhunë ndaj saj duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Policia ka shoqëruar 35-vjeçarin në komisariat, i cili më pas është liruar. Ndërkohë gruaja ndodhet në spital në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

*pamjet nga Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY