Shitja e kombinuar e biletave, tifozët shpërthejnë ndaj Federatës së Futbollit: Hajduta!

Shitja e kombinuar e biletave, tifozët shpërthejnë ndaj Federatës së Futbollit: Hajduta!

182
0
Shares

Nëse ke dëshirë të shikosh ndeshjen e kombëtares tonë me Francën atëherë duhet të paguash edhe sikur po shikon ndeshjen me Andorrën, e cila vjen si rezultat I një skeme imponuese të Federatës Shqiptare të Futbollit në shitjen e biletave.

Shitja e kombinuar e biletave shkaktoi irritim e tifozëve, pasi nuk mund të paguajnë për ta parë përballjen me Francën pa paguar edhe për atë me Andorrën.

Përveç kostove të shtuara, rreziku është që edhe pse shumë tribuna do të jenë të shitura, në realitet stadiumi “Elbasan Arena” të jetë i boshatisur.

“Ishte kushtëzim i padrejtë”, thotë një nga tifozët.

“Kjo është skandaloze. Njeriu blen biletën e ndeshjes që do”, shprehet një tjetër.

 

 

“Si mundet qe ne nje ndeshje me nje skuader amatore si Andora cmimi mesatar i biletes eshte 32 mije??!! Dita e punes eshte 10 mije! Atehere nje njeri i thjeshte, sportdashes duhet te punoje 3 dite per te pare andoren!!! Seriozisht??? Futbolli eshte sport i masave dhe jo i elitave!! FEDERATE HAJDUTE!”, shprehet në faqen e FSHF  një tifoz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY