Trump, i mundshëm takimi me presidentin e Iranit Rohan

Trump, i mundshëm takimi me presidentin e Iranit Rohan

42
0
Shares

Shtëpia e Bardhë nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij iranian, Hassan Rohani, edhe pasi Uashingtoni akuzoi Teheranin se qëndron prapa sulmeve me dronë në Arabinë Saudite.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conëay tha se sulmet e së shtunës “nuk kanë ndihmuar” sa i përket mundësisë së një takimi ndërmjet dy liderëve, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më vonë gjatë këtij muaji, por ajo e la mundësinë e hapur, që një takim i tillë të ndodhë.

“Do t’ia lë në dorë presidentit Trump që të njoftojë se a do të ketë apo jo takim” me Rohanin, tha ajo për Fox Neës.

Administrata e Trumpit ka vendosur sanksione ndaj Iranit, për shkak të programit bërthamor dhe raketave balistike të Republikës Islamike dhe sipas këshilltares Conëay, fushata e sanksioneve amerikane do të vazhdojë edhe nëse ndodhë takimi Trump-Rohani, transmeton Reuters.

Megjithatë, Conëay tha se “nuk po ndihmohet” situata, me sulme, siç ndodhën në Arabinë Saduite.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Irani qëndron prapa sulmeve me dronë në dy ndërtesa për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite.

Për këto sulme, përgjegjësinë e kanë marrë rebelët jemenas, Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.

Ndërkaq, Irani ka mohuar çdo përfshirje në sulmet e së shtunës në Arabinë Saudite.

Sulmi me dronë

 

Një fushë e naftës dhe një vend i rëndësishëm për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite, kanë qenë cak i një sulmi me dronë, tha Ministria e Brendshme saudite.

Sulmi mbi ndërtesën për përpunimin e naftës në Buqyaq – një vend i rëndësishëm ku përpunohet nafta për furnizimet globale të energjisë – ka shkaktuar zjarr të madh.

Saudi Armaco, gjiganti i naftës në pronësi të shteti, nuk ka reaguar ende për këtë sulm.

Kjo kompani e përshkruar ndërtesën e përpunimit të naftës në Buqyaq si “impiantin më të madh në botë të stabilizimit të naftës së papërpunuar”.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Buqyaq dhe ndaj fushës së nfatës Khurais, edhe pse rebelët jemenas Huthi, në të kaluarën kanë kryer sulme ajrore me dronë brenda Arabisë Saudite.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton me rebelët Huthi – të cilët mbështeten nga Irani – që prej marsit të vitit 2015.

Është e paqartë nëse nga ky sulm ka persona të lënduar, por ende nuk dihet po ashtu edhe dëmi që është shkaktuar në ndërtesën e përpunimit të naftës.

Në videot e publikuar online po ashtu dëgjohen të shtëna armësh në Buqyaq. Ndërkaq, sipas pamjeve, shihen flakë të mëdha që dalin nga ndërtesa e përpunimit të naftës.

Deklarata e BE

ashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite.

“Sulmet e djeshme me dronë në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite, paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën që po vazhdon për uljen e tensioneve dhe dialogun”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.

Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani morën përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.

Por, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se pas këtyre sulmeve qëndron Irani.

Zyrtarët iranian kanë mohuar çdo përfshirje në këto sulme. rel.org

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY