Kryeministri i Italisë paralajmëron dorëheqjen

Ndaje

Kryeministri i Italisë Xhuzepe Conte ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.

Conte ka sulmuar ministrin e Brendshëm të vendit Mateo Salvini, për politikat që ai po ndjek në vendin fqinj. Salvini mban postin e ministrit të Brendshëm dhe zëvendëskryeministrit.

Conte në fjalimin e tij tha se Salvini ka shkaktuar krizë politike në vend. Ai shtoi se dëshiron debat me të dhe në fund do japë dorëheqjen te presidenti.

“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Conte.

Loading...

Leni një përgjigje