Ish-ministrja e Integrimit: Negociatat vetëm kur të kemi përfaqësues të përgjegjshëm

Ish-ministrja e Integrimit: Negociatat vetëm kur të kemi përfaqësues të përgjegjshëm

42
0
Shares

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha komenton intervistën e kryeministrit Edi Rama për Euronews.

Ajo shkruan se motoja me të cilën qeveriset vendi sot është ‘gjithmonë fajin e kanë të tjerët’. Sipas saj, edhe pse të gjitha pushtetet janë në duart e Kryeministrit sërish fajin e ka Europa!

Gjosha shkruan se negociatat do të çelen vetëm në momentin që Shqipëria të ketë përfaqësues të përgjegjshëm politikë.

STATUSI I GJOSHËS

Gjithmonë fajin e kanë të tjerët! Kjo është motoja dhe vizioni me të cilën ne qeverisemi sot.

Edhe pse të gjitha pushtetet janë në duart e Kryeministrit, edhe pse ka një përgjegjësi madhore në krizën Kushtetuese dhe institucionale në të cilën ndodhet vendi, edhe pse është kreu i ekzekutivit dhe mban mbi supe përgjegjësinë për mospërmbushjen e asnjë kushti për procesin e integrimit europian të vendit, sërish fajin e ka Europa!

Kjo ka qenë kryefjala e intervistës që ka dhënë Kryeministri për Euroneës!
Dhe sikur të mos mjaftonte faji i hedhur diku tjetër, strategjia vazhdon me kërcënimin e faktorëve të tretë mbi Shqipërinë, në rast se BE nuk çel negociatat me Shqipërinë!

Nuk e di nëse do të ishte e mundur, që një herë të vetme politika jonë të rritej në lartësinë e duhur për t’i dalë zot fateve të vendit?
Procesi i integrimit është aq sa teknik, po aq edhe politik.

Është procesi ku ndërthuret vizioni qeverisës, vullneti për reforma reale, aftësia për të përballuar sfidat e modernizimit dhe reformimit, zbatimi me përpikmëri i ligjeve, por edhe aftësia për të vënë në punë diplomacinë dhe marrëdhëniet mes shteteve fqinje dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar.

Sot çdo qytetar i thjeshtë e kupton se qeveria Rama ka dështuar në çdo hap të procesit. Kjo është e prekshme në jetën e përditshme dhe në trishtimin dhe humbjen e shpresës nga çdokush!

Çelja e negociatave do të jetë e mundur vetëm në momentin kur Shqipëria të ketë përfaqësues të përgjegjshëm politik, të maturuar, që njohin dialogun dhe zgjidhjen e krizave! Shqipëria ka nevojë për bazën e demokracisë që janë zgjedhjet e lira, që i japin mundësi çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë të zgjedhë. Kjo është kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Tetori është muaji vendimtar për këtë dhe unë uroj që deri atëherë, t’i japim fund drejtimit të gishtit tek faktorët e jashtëm, dhe të shohim në sy realitetin e brendshëm, nga ku duhet të nisë çdo ndryshim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY