‘Kasapi’ vë në pranga 2 hajdutët e bagëtive, si i realizonin vjedhjet

‘Kasapi’ vë në pranga 2 hajdutët e bagëtive, si i realizonin vjedhjet

60
0
Shares

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin “Kasapi”, duke arrestuar 2 persona, të akuzuar për vjedhje.

Si rezultat i operacionit, të arrestuar kanë përfunduar shtetasit me inicialet A.N 32 vjeç dhe E.L 28 vjeç.

Mbi ta bien akuzat e vjedhjes dhe “përvetësim i mallrave nga veprimtaria kriminale”. Ata akuzohen se gjatë periudhës prill – korrik kanë vjedhur krerë bagëtish. Kurbinasi A.N. dyshohet se nga prilli deri në korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një furgon, që dyshohet se është përdorur për grabitjen e bagëtive.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë së Lezhës me akuzën e vjedhjes për kurbinasin  A.N. dhe me akuzën e përvetësimit të parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale  në ngarkim të tiranasit E.L.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY