FOTO/Modelja e njohur sapo tha se kjo lloj buke i ka rritur...

FOTO/Modelja e njohur sapo tha se kjo lloj buke i ka rritur gjoksin

116
0
Shares

Modelja amerikane Ireland Baldwin, vajza e aktorëve Alec Baldwin dhe Kim Basinger tregoi për 506,812 ndjekësit e saj se buka e zezë e The Cheesecake Factory – kompani amerikane që operon me restorante dhe shpërndaje të cheesecake (tortë djathi) – i ka rritur gjoksin.

Në një selfie ku gjithë vëmendjen e merr dekolteja, Ireland shkroi: “Kam ngrënë shumë bukë të zezë së fundmi dhe e gjitha ka shkuar të gjoksi im #zgjidhjepraktike.”

Modelja e ka fjalën për bukën e zezë që përgatitet me miell gruri dhe fara.

Ç’thotë shkenca? Në fakt, sipas dietologes Blerina Bombaj buka e zezë përmban sasi të kënaqshme kalciumi, hekuri, acidi folik, vitaminash B dhe magnez, të domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Si rrjedhojë, është tepër e shëndetshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm. Buka e zezë ndikon në mbrojtjen nga infarktet dhe kanceri i zorrës së tradhë. Por – ndryshe nga rasti i modeles – kjo lloj buke ndikon në dobësim për shkak se përmirëson tretjen.

Megjithatë, siç edhe thekson një studim i bërë dy vite më parë, pesha varet nga mënyra sesi organizmi i gjithëkujt reagon ndaj ushqimeve të ndryshme.

“Ne kemi zbuluar se ashtu si për çdo ushqim tjetër, reagimi i trupit tonë ndaj llojeve të bukës është tërësisht personal. Ky efekt i personalizuar ekziston për çdo ushqim që ne konsumojmë, ndaj nuk ka as edhe një ushqim të mirë ose të keq, ose ato që quhen super ushqime.” u shpreh asokohe Dr. Evan Elinav i Institutit të Shkencave Weiszmann në Izrael./Anabel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY