Urdhëri i ri i Lleshajt, ja kush emërohet kreu i ri i SHÇBA-s

Ndaje

Ministri Sandër Lleshaj ka vijuar me lëvizje të tjera në polici.

Në urdhërin e tij të fundit, është vendosur largimi i Anila Trimit duke emëruar një tjetër person si drejtuesin e ri të SHÇBA-së.

Zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Kështu, z. Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Z. Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi që e ka mbajtur këtë detyrë që nga 29 marsi i vitit 2018.Trimi para se të merrte këtë detyrë ka qenë Sekretarit të Përgjithshme në Ministrisë së Brendshme.

52 vjeçari Muhamet Rrumbullaku që mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.

Loading...

Leni një përgjigje