Studentët ftesë qytetarëve për një protestë të madhe nesër

Studentët ftesë qytetarëve për një protestë të madhe nesër

72
0
Shares

Në ditën e 10-të protestës, studentët i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen nesër, në një protestë mbarëkombëtare.

Studentët thanë se tubimit të sotëm pritet t’i bashkohen edhe një grup të rinjsh nga Miloti që janë nisur në këmbë dhe kanë arritur në Kamëz.

“Për sa kohë i bashkohen kauzës sonë janë të mirëpritur. Ne nuk po luftojmë vetëm për veten, por për gjithë shqiptarët që janë shtypur nga ky sistem. Në rradhë të parë i kërkoj ndjesë banorëve të Astirit, se ata që i ndaluan ishin persona të caktuara, me qëllime të caktuara, dhe krijuan kakofoni.

I bëjmë thirrje të gjihë banorëve të na bashkohen, simboli i vetëm është flamuri kuq e zi. Në momentin se do të vijnë me flamurin shqiptar, do i mirëpresim.

Ne kërkojmë mbështetje për këto kërkesa që kemi, ne nuk përjashtojmë asnjë, jemi këtu në orën 10 dhe po vuajmë”, u shpreh një student nga protesta për neës 24.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY