VIDEO/ Vijon protesta tek Unazë e Re, banorët: “Ju pret benzina…”

VIDEO/ Vijon protesta tek Unazë e Re, banorët: “Ju pret benzina…”

120
0
Shares

Ndërkohë që thuajse i gjithë vendi gëlon nga protestat, banorët e ‘Astirit’ kanë dalë edhe sot në protestë në ditën e 38-të të tyre, ku kërkojnë tashmë jo vetëm dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre, por anulim projekti.

Banorët kanë bërë thirrje kundër qeverisë, teksa e kanë quajtur atë si qeveri hajdute dhe e krimi.

Banorët kanë kërcënuar edhe kompanitë zbatuese të projektit të ‘Unazës së Madhe’, duke u thënë që të mos guxojnë që të sjellin makineritë për të shembur pronat e tyre, pasi i pret benzina.

‘Ju pret benzina. Ju bëjmë thirrje të mos tentoni të afroheni për të prekur pronën tonë’, tha një banor.

Ndërkohë në kor ata kanë sfiduar kryeministrin Rama që të shkojë në zonën e prekur duke thënë: ‘Hajde po ta mbajti’, ‘Shpiat do t’i mbrojmë me gjak’.

Ndërkohë kujtojmë se nga ana tjetër një pjesë studentësh vijojnë të jenë para Ministrisë së Arsimit si dhe një pjesë tjetër kanë bllokuar qarkullimin tek rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY