VIDEO/Qeshën me Braçen, Fino revoltohet me deputetët: Bëni detyrën, Luli dhe Saliu...

VIDEO/Qeshën me Braçen, Fino revoltohet me deputetët: Bëni detyrën, Luli dhe Saliu ju kanë akuzuar…

102
0
Shares

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe pse e pranshme ishte vetëm mazhoranca.

Mesa duket deputetët socialiste, duke mos patur opozitën prezente, sulmojnë njëri-tjetrin. Teksa Erion Braçe po mbante fjalën e tij për ligjshmërinë fiskale të Federatës së Futbollit, ku i kërkonte ministrit Ahmetaj llogari për kontrollin financiar, shumë deputetë filluan të qeshnin.

Deputeti i PS, Bashkim Fino ka reaguar menjëherë pas kësaj situate, i cili  duartrokiti Braçen gjatë fjalës së tij, në shenjë proteste. Ky veprim i tërheq vëmendjen ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në këto momente Fino nxehet dhe i kthehet ministrit:

Ti mos qesh, por përgjigju Lulit dhe Saliut që të kanë akuzuar për vjedhje votash. Këtë nuk e ke bërë, prandaj ngrihu dhe përgjigju akuzave”, u shpreh deputeti Fino, ndërsa nuk është kursyer edhe me ministrin Ahmetaj, të cilit i’u drejtua duke i thënë: Ti bëj detyrën, atë bëj.

Kujtojmë se Braçe, akuzoi ministrin Ahmetaj se nuk i përgjigjet pyetjeve, për të cilat kishte kërkuar sqarime në Kuvend dhe se shumë institucione të mëdha kanë fituar imunitet fiskal dhe i shmangen detyrimeve ligjore, ku këtu nuk do të toleronte as Federatën shqiptare të Futbollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY