“Babalja”, Salianji nën hetim për kallëzim të rremë

“Babalja”, Salianji nën hetim për kallëzim të rremë

53
0
Shares

Përveç Albert Veliut dhe Jetmir Olldashit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë nën hetim edhe deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji nën akuzën e “Kallëzimit të Rremë”.

Ata akuzohen se manipuluar videon midis Veliut i njohur si Babale dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deputeti demokrat ka shërbyer si “ndërmjetës” për video-përgjimin, për të cilën mazhoranca thotë se është e inskenuar. Sipas Prokurorisë, nga përgjimet ka rezultuar se deputeti Salianji do të jepte 200 mijë euro për videon.

“Ky shtetas (Fredi Alizoti) ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor – Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. 

I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. 

Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj.

 Sipas deklaruesit,“Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY