VIDEO/ E rëndë, emigranti gjendet i vdekur në rrugë, i lidhur pas...

VIDEO/ E rëndë, emigranti gjendet i vdekur në rrugë, i lidhur pas një krevati

181
0
Shares

Trupi i një emigranti është gjetur i lidhur me një krevat në mes të një rruge në Arabinë Saudite. Raportohet se trupi i tij ishte i mbushur me plumba.

Emigranti i vdekur u gjet në një rrugë kryesore jashtë qytetit jug-perëndimor të Abhës, pranë Detit të Kuq.

Sipas një deklarate të policisë, ai ishte qëlluar me një mitraloz.

Viktima nuk është identifikuar, por thuhet se ishte një imigrant i paligjshëm rreth 30 vjeç.

Trupi i tij ishte lidhur në një shtrat i mbuluar me batanije.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar identitetin e viktimës dhe atë të të dyshuarve të vrasjes.

Në pamjet e publikuara shihet krevati në mes dy korsive të rrugës.

Policia e Arabisë Saudite tha se nuk e dinë nëse burri u vra në krevat ose nëse u vendos aty pasi u qëllua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY