“Të hoqën nga Top Channel se nuk ja le shefit”, Anjeza Maja...

“Të hoqën nga Top Channel se nuk ja le shefit”, Anjeza Maja hakërehet ndaj komentuesit

337
0
Shares

Pas 3 vitesh në moderimin e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Anjeza Maja është larguar dhe tashmë Florian Agalliu do të modërojë me një tjetër prezantuese.

E tashmë Anjeza është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me” ku do të vallëzojë në netët live përkrah aktorit të njohur Romeo Veshaj.

Mirëpo ky ndryshim që ajo bëri në karrierën e saj televizive nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ndjekësit e saj, të cilët kërkojnë të dinë arsyen e largimit nga “Top Channel”.

“O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit” – komentoi dikush në profilin e moderatores.

Dhe mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, e cila ka vendosur të përgjigjet në mënyrë shumë të qartë për të gjithë ata që e pyesin për largimin nga ekrani i “Top Channel”.

“Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. “Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time” – është përgjigjur Anjeza ndaj komentuesit./Intv/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY