Dështim i Panucit, kombëtare e dobët, humbje e thellë në Skoci

Ndaje

Ka përfunduar me një humbje të thellë për kombëtaren shqiptare ndeshja Skoci –Shqipëri. Ndeshja u luajt në “Hampden Park” dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve ndërkohë që fitoi Skocia me rezultatin 2-0.

Skocia ka shënjuar golin e parë që në fillim të pjesë së dyte me Naismith. Dhe pak minuta më vonë sërish po Naismith ka dhënuar edhe golin e dytë.

Ndryshe nga ndeshja me Izraelin, në këtë përballje, tekniku Panuçi ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion duke ulur në stol Gurin, Hykën dhe Bashën, ndërkohë që fanella e titullarit i është besuar Sabjen Lilajt, Emanuele Ndojit dhe Bekim Balajt.

65′ Emanuele Ndoji ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

sdkskds

56′ Hysaj merr krahun dhe provon një krosim në zonë, por topi kalon pasqyrën e portës duke përfunduar jashtë.

55′ Memushaj provon të nisë Balajn, por ndërhyjnë mbrojtësit kundështar, që mbyllin hapësirën.

50′ Mundësi e shkëlqyer për Shipërinë, Balaj gjuan nga brenda zonës, portieri kundështar bën heroin duke pritur një gol të sigurt.

49′ Balaj merr një dhuratë nga mbrojtësit kundështarë, por nuk arrin të përfitojë, pas daljes së portierit mik.

41442514_175768196587619_2162243290227802112_n

47′ Gol Skocia 1-0. Naismith ndëshkon kuqezinjtë. 

46′ Starton pjesa e dytë, Panuçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Gavazaj në fushë Prenga.

Shqipëria vuajti shumë në pjesën e parë kundër Skocisë në “Hampden Park”, por falë pritjeve shpëtimtare të portierit Thomas Strakosha kuqezinjtë shkuan në dhomën e zhveshjes në barazim pa gola. Ky fraksion foli tërësisht për vendasit, që e dominuan ekipin e drejtuar nga Panucci, por vetëm falë disa super pritjeve të portierit nuk arritën të shënonin.

Ndeshja nisi mirë për vendasit që pas 5’ minutash lojë i afrohen golit me anë të McGregor, por Strakosha pret pa vështirësi. Skocezët sulmojnë sërish dhe vetëm falë portierit kuqezinjtë shpëtojnë nga gjuajtja e Mulgreë (10’). Në këto minuta Skocia dominon lojën, e cila është spostuar në gjysmëfushën e  Shqipërisë. Kuqezinjtë i shpëtoi vetëm shtylla, pas një gjuajtje të frikshme të Naismith gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga McGinn (24’).

4’ minuta përpara fundit Skocia kaloi në avantazh me anë të Naismith, por arbitri sinjalizoi për pozicion jashtë loje. Një minutë më pas kuqezinjtë përgjigjen me Memushaj, i cili provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk ka shënjestrën e duhur dhe kjo pjesë u mbyll me rrjeta të paprekura.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKOCIA: A. McGregor;  O’Donnell, Robertson (C), Souttar, Mulgreë; Tierney, McGinn, McDonald; Naismith, McGregor, Russell.

SHQIPËRIA: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje