Mbytet në hidrocentralin e Banjës, 11 vjecarja

Mbytet në hidrocentralin e Banjës, 11 vjecarja

89
0
Shares

Një 11-vjecare u mbyt në Gramsh pasditen e sotme, pasi ka rënë aksidentalisht në liqenin e hidrocentalit të Banjës. Policia bën me dije se viktima është fëmija me inicialet A.T banuese në fshatin Trashovic.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY