Presidentja Kitarovic:Ky është mesazhi që i dhashë liderave shqiptarë të politikës

Presidentja Kitarovic:Ky është mesazhi që i dhashë liderave shqiptarë të politikës

80
0
Shares

Pas përfundimit të takimeve zyrtare gjatë vizitës në Shqipëri, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç dha një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Ilva Tare. Presidentja kroate rikonfirmoi rolin e shqiptarëve për mbrojtjen e Kroacisë gjatë luftës edhe pse shtypi serb e kritikoi për këtë. Kitaroviç tha se Kroacia është një vend mik i Shqpërisë dhe ofroi gjithë ndihmën teknike të mundshme në mënyrë që vendi ynë të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Europian. Pas përshtypjes që la në ndeshjet e kampionatit botëror, Kitarovic u shpreh se ajo ështrë një njeri që i shpreh shumë emocionet e saj dhe ashtu siç përqafoi lojtarët, përqafon edhe njerëzit kur i takon në rrugë. Kitarovic theksoi nevojën e përfundimit të reformës në drejtësi duke dhënë shembullin e reformës së suksesshme në vendin e saj por të domosdoshme.

Zonja Preidente, ju takuat të gjithë përfaqësuesit e klasës politike, maxhorancën, opozitën, Presidentin e Republikës, kreun e parlamentit. Cili ishte mesazhi kryesor që ndatë me ta?

Grabar-Kitarovic: Mesazhi kryesor ishte për të qëndruar të fortë, shkoni përpara, kujdesuni. Natyrisht nuk do të jetë një proces i lehtë integrimi në Bashkimin Europian. Bëhet gjithmonë e më e vështirë me çdo vend të ri që anëtarësohet. Procesi ynë ishte i ndërlikuar dhe u thashë që ju lutem përdorni eksperiencën tonë, nuk kemi për qëllim t’u marrim nën kujdestari por duam t’ju nxisim dhe t’ju themi se çfarë duhet të bëni prandaj ju lutem na pyesni se çfarë ju nevojitet dhe mund t’ju ndihmojmë jo vetëm me gjërat që kemi bërë mirë por edhe me gjërat që nuk i kemi bërë aq mirë që të mund të shmangni gabimet

Si mund të ndodhë kjo? Mund të nënshkruhet një marrëveshje për këto këshilla?

Grabar-Kitarovic: Ne mund të nënshkruajmë një marrëveshje por gjithashtu mund të jetë edhe informale në kuptimin që zyratrët tanë të vijnë në Shqipëri në mënyrë periodike ose disa nga pjesëmarrësit tanë në procesin tonë të anëtarësimit të vijnë në Shqipëri për të punuar sipas një kontrate që mund të jetë dypalëshe ose e iniciuar nga Bashkimi Europiane.

Ju e përmendët në parlament, Shqipëria mori përgëzime për reformat por negociatat sërish u shtynë për vitin e ardhshëm. Çfarë duhet të presë Bashkimi Europian nga Shqipëria që të hapen me të vërtetë negociatat?

Grabar-Kitarovic: Ajo që do të bëja unë në vendin e Shqipërisë është të përdorja këtë vit që është përpara, për të vërtetuar që keni të drejtë, për të vazhduar të përmbushni kërkesat për anëtarësim, të vazhdoni me reformat, dhe të përdorni këshillat e mira të miqve tuaj dhe kjo është mënyra më e mirë për të vërtetuar se ju e meritoni të hapni negociatat

Çfarë mendoni për reformën në drejtësi që po ndodh? Cili është vlerësimi juaj?

Grabar-Kitarovic: Sigurisht është një çështje e brendshme e Shqipërisë por duhet t’ju them se reforma në drejtësi është më e ndërlikuara, më kompleksja por edhe një nga aspektet kryesore të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në sistemin e drejtësisë, Kroacia pati gjithashtu disa çështje komplekse, të ngjashme me Shqipërinë por edhe të ndryshme

Reforma në Kroaci ishte e suksesshme apo problematike?

Grabar-Kitarovic: Ishte e suksesshme por merr kohë dhe mund të them se reforma vazhdon ende në kuptimin e përmirësimin e cilësisë dhe shpejtësisë që gjykata jonë punon

Shtypi serb nuk ishte i lumtur me vlerësimin tuaj për të falenderuar shqiptarët që luftuan në luftën kroate. Cili është komenti, përgjigja juaj?

Grabar-Kitarovic: Unë kurrë nuk e kam përmendur Serbinë në fjalimin tim dhe këta njerëz morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë. Shumë prej tyre dhanë jetën për lirinë e Kroacisë dhe sigurisht që duhet të falenderoja shqiptarët në të njëjtën mënyrë siç falenderova boshnjakët dhe serbët që morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë.

Kroacia ka shqetësime për ndotjen në detin Adriatik. Ju ishit në Durrës. Çfarë prisni nga Shqipëria?

Grabar-Kitarovic: Shpresoj që ne të punojmë së bashku me Malin e Zi dhe të zgjidhin çështjet e ndotjes së detit midis Shqipërisë dhe Kroacisë sepse fatkeqësisht, në veçanti në muajt e dimrit, valët e detit dhe era i sjellin mbetjet në brigjet tanë dhe pastaj çdo pranverë kemi problemin e madh të pastrimit të mbetjeve. Menaxhimi i mbetjeve është një aspekt tjetër i vështirë i anëtarësimit në Bashkimin Europian, edhe pse në kohët e fundit po shkon mirë për Shqipërinë./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY