LAJM I FUNDIT/ Kapet një nga të arratisurit nga qelia e burgut...

LAJM I FUNDIT/ Kapet një nga të arratisurit nga qelia e burgut në Greqi

128
0
Shares

U kap nga policia e Greqisë Gertian Vrushaj, një nga të arratisurit nga qelia e burgut në Greqi. Është vënë në pranga 24 vjeçari ndërkohë që janë ende në kërkim Marjus Dedolli 31 vjeç dhe një 17 vjeçar tjetër.

Ata qëndronin në paraburgim për akuzën e 72 vjedhjeve. Ndërsa,akuzohen për vjedhje mbi vlerën 400.000 euro. Arritën të largoheshin nga pjesa e pasme e Komisariatit. Shqiptarët kanë arritur ti presin kangjellat dhe janë larguar menjëherë.

Policia në kontrollin e banesave të tyre gjeti sende që justifikojnë jetën e tyre të shtrenjtë dhe faktin se ata vërtet vidhnin duke filluar me aparatë fotografish, celularë të mirë, ora të shtrenjta, mjete të tjera të vjedhura si dhe 120 kg hashash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY