FOTO/Aksident i rënde në Elbasan,përplasen dy makina

FOTO/Aksident i rënde në Elbasan,përplasen dy makina

128
0
Shares

Dy gra janë plagosur në një aksident rrugor te ndodhur në Xibrakë të Elbasanit. Sipas burimeve mjekësore, të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deklarata e Policisë:

“Në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë  Elbasan, shtetasja Xh.B, 49 vjeçe, banuese në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip ‘Suzuki’, me targë AA 224 GM, është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen’, me targë TR 6276 T, të drejtuar nga shtetasi L.D., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja  e mjetit me targa AA 224 GM, si dhe pasagjerja shtetasja B.B., 46 vjeçe, banuese në Librazhd, të cilat ndodhet në spitalin Elbasan jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut  të përplasjes së mjeteve, ku dyshohet se mjeti “Volkswagen” ka dalë në krah të kundërt të lëvizjes dhe si pasojë ka goditur mjetin tjetër, shtuan të njëjtat burime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY