Saimir Tahiri në rolin e Qemal Stafës, “çan rrethimin” e gazetarëve, “hyn...

Saimir Tahiri në rolin e Qemal Stafës, “çan rrethimin” e gazetarëve, “hyn ilegal” në Gjykatë

66
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.

I identifikuar disa herë si Qemal Stafa, ai ka hyrë në rolin “heroit” dhe ka “çarë rrethimin” e gazetarëve, duke “hyrë ilegal” në Gjykatë.

Ndërsa dhjetëra gazetarë e prisnin që ai të dilte nga pallati dhe të shkonte në Gjykatë, duket se ish-ministri nuk ka dashur të përballet me median, por ka kaluar nga garazhi i pallatit.

Edhe kur ka shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Tahiri nuk është futur nga hyrja kryesore, por është futur nga hyrja e pasme e prokurorisë, sërish duke shmangur mediat.

Pse ish-ministri i përfshirë në trafik droge i shmanget ballafaqimit me median, me anë të të cilave ai ka dhënë gjithmonë mesazhe politike?

Duket se marrëveshja e bërë me Edi Ramën për të lënë mandatin dhe për tu lënë në masë sigurie ‘arrest me burg’ ka pasur si pjesë përbërëse edhe faktin për të mos dalë më në media.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY