ALARM/ Cahet diga në liqenin e Tapizës, rrezik përmbytjesh deri në Rinas

ALARM/ Cahet diga në liqenin e Tapizës, rrezik përmbytjesh deri në Rinas

658
0
Shares

Në fshatin Tapizë të Krujës, banorët janë të shqetësuar nga rreziku që i kanoset nga shkarjet e tokës, të cilët mund të çojnë deri në shembjen e digës së liqenit, raporton droni.al.

Ata kërkojnë të ndëryerje të menjëhershme, sepse çdo vonesë rrezikon dhe shembjen e banesave, apo dhe ndonjë rrezik akoma më të madh.

Rezultate imazhesh për tapize

Diga në liqenin e Tapizës është në rrezik, 30 metra linear nga krahu perendimor i saj ka pësuar shkarje të bazës, me një thellësi prej dhjetë metrash. Kjo mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme, ndaj dhe banorët janë të frikësuar.

Pranë liqenit janë afro 700 shtëpi banimi, dhe një dalje me kapacitet prej tetë milionë metër kub ujë do të prekë dhe aeroportin e Rinasit dhe akoma më shumë sipërfaqe teritori, përgjatë fshatrave fushorë në Krujë, raporton droni.al.

Banorët kërkojnë ndihmë se nuk ka më kohë për të pritur, dhe kushtet atmosferike me reshje e ndihmojnë akoma dhe më shumë reshqitjen e digës, këtu institucionet duhet të kryejnë ndërhyerjet e menjëhershme.a.z

Rezultate imazhesh për tapize

Rezultate imazhesh për tapize

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY