Veliaj dëbon pronarët e truallit të Pallatit të Kulturës, shisnin libra tek...

Veliaj dëbon pronarët e truallit të Pallatit të Kulturës, shisnin libra tek kioska

236
0
Shares

Deputetja e Tiranës Orjola Pampuri denoncoi kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili u mohon pronarëve të tokës tek Pallati i Kulturës të drejtën e fituar që në 95-ën për të shitur libra në pronën e tyre. Bashkë me 2 pronarët e dëbuar nga prona dhe me kreun e këshilltarëve demokratë, Kreshnik Collaku, deputetja Pampuri vuri në dukje se në të njëjtën zonë Erion Veliaj ka parashikuar shitje librash jo nga pronarët, por nga klientët e vet.

Deklarata e plotë e deputetes Orjola Pampuri:

“Sot përballemi me një padrejtësi, me atë të cilën shteti ndryshe bën shoë dhe ndryshe vepron me padrejtësinë kundrejt pronarëve të ligjshëm. Në krah kam dy pronarë, z/ Gëzim Kerni dhe zonja Suzana Bardhoshi, të cilët, të dy bashkë, kanë një pronë e cila daton që në vitin 1940 dhe në vitin 1995 kanë marrë të drejtën nga Bashkia për të ushtruar biznesin e tyre, në një kioskë, për të shitur libra dhe gazeta. Ata punojnë së bashku dhe janë të vetëpunësuar brenda ligjit. Prej dy ditësh, enden rrugëve për të gjetur të drejtën si pronarë të ligjshëm. Kanë një tokë që është e tyre, sikurse edhe një pjesë e Pallatit të Kulturës e cila i është marrë dhe shteti e shfrytëzon duke e dhënë me qera personave të tjerë dhe këta zotërinj nuk marrin asgjë, as qera. Përveç kësaj, sot gjenden të brakstisur, të larguar dhe të palajëmruar për të zhvendosur kioskën e tyre të cilën e përdornin për të jetuar. Zonja është invalide dhe sot përballet në vishtirësi financiare, sepse merr një pension prej 6300 lekësh të reja. Zotëria është i papunë, mamanë e zonjës e cila jeton edhe ajo me një pension shumë të vogël, dhe ka një kredi shumë të madhe të cilën e kanë marrë për të blerë libra të cilat i tregtonin në kioskën në të cilën hiqet pa një lajmërim paraprak dhe këta persona janë pronarë edhe të tokës prej 172m2 në të cilën është parashikuar të bëhet një book garden siç e quan Kryetari i Bashkisë, por në atë zonë do të vendosen të gjithë klientët, miqtë e Kryetarit të Bashkisë, por një kioskë për të cilën këta dy zotërinj kanë bërë kërkesë për të patur vendin për të shitur përsëri libra që i kanë shitur për 23 vjet me rradhë, nuk kanë mundësi ta kenë aty. Kjo është një padrejtësi që i bëhet shqiptarëve, pronarëve. Partia Demokratike, unë si deputete e Tiranës do të jem në krah të tyre dhe nuk do të lejoj që disa persona të mos kenë vendin e tyre. Ata jo vetëm që duhet të kenë një vend për të shitur librat e tyre, madje duhet të marrin qera duke qenë se janë pronarë të kësaj toke nga të gjitha kioskat që do të vendosen aty.”

Deklarata e Collaku:

Kreu i këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku tha se këtë çështje do e ngrejë në Këshillin Bashkiak ndërs akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës se po dhunon të drejtat e qytetarëve.

“Siç e shihni është një rast flagrant i dhunimit të të drejtës të dy qytetarëve të Tiranës. Kanë bërë kërkesa qoftë bashkisë e qoftë qeverisë dhe nuk kanë përgjigje. Një qytet ndërtohet kur në të ndërtohen rrugë, kur mbillen edhe pemë dhe bëhen edhe godina, por nuk ka një qytet kur dhunohen qytetarët  dhe ne sot jemi në rastin flagrant e dhunimti të dy qytetarëve. Kryetarit i Bashkisë mund të bëjë shou-n e radhës të çdo lloj forme, mund të ndezë drita, mund të mbjellë pisha apo plepa, por smund të qeverisë qytetin kur qytetarët e tij dhunohen dhe keqadministrohen. Jemi këtu për tu solidarizuar me këta njerëz dhe me çdo njeri që e ka këtë problem në Tiranë dhe për të bërë një apel për aq sa na dëgjojnë dhe në rast se u ka mbetur një grim vullneti, të kuptojnë këtë gjë; qyteti duhet administruar dhe në radhë të parë të administrohen nevojat e qytetarëve. Nuk mund të zhvillohet asgjë duke dhunuar të drejtat e qytetarëve të këtij qyteti që në fund të fundit edhe e kanë votuar zotërinë dhe ua ka marrë  votën me premtime të bukura. Qyteti janë qytetarët dhe pastaj vijnë të tjerat. Ky është mesazhi që do ta ngrejmë edhe në ballafaqim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës”, tha Çollaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY