Debate në nisjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, opozita...

Debate në nisjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, opozita e cilëson antikushtetues

72
0
Shares

Në Kryesinë e Kuvendit ka nisur me debate të ashpra mbledhja, ku aktualisht po hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja drejtohet nga Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit, ndërsa përfaqësuesi i Ps, Ulsi Manja shfaqi menjëherë vullnetin për e grupit të tij parlamentar për të përfunduarkëtë proces ditën e sotme.

Grupi i PD me përfaqësues kryesor Eduard Halimin e ka quajtur procesin antikushtetues dhe argumentoi se mazhoranca po vepron në kushtet e një boshllëku ligjor. “Ju synoni kontrollin politik të Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Halimi.

Ndërkohë LSI e ka bojkotuar mbledhjen, ashtu siç paralajmëroi ditën e djeshme. Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se shorti po ripërsëritet, sepse PS-ja do të zgjedhë emrat që i pëlqejnë dhe i shërbejnë qëndrimeve të tyre. “Ju nuk keni hequr, ju doni të kapni drejtësinë, sepse shorti është hehdur para një viti dhe ju nuk i pëlqyet, se nuk dolën ata emra që ju donit. Po sot, kur janë të njejtët gjyqtarë, sërish do ta anulloni procesin nëse nuk dalin ata emra që doni?!”, tha Naço.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY