Konstitucionalisti Gjata: Keto jane rezervat e mia per reformen ne drejtesi

Konstitucionalisti Gjata: Keto jane rezervat e mia per reformen ne drejtesi

96
0
Shares

Në një intervistë për portalin news365.al, konstitucionalisti Çlirim Gjata ka komentuar mbi situatën për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të organeve të reja drejtuese të drejtësisë KLGJ dhe KLP, sistemin kushtetues apo funksionimin e sistemit të Vettingut për të cilin z.Gjata shprehet skeptik.

Intervista e plotë

1.– Zoti Gjata,duke marr shkas nga jehona negative që pati dje në media seanca e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të organeve te reja drejtuese të drejtesisë KLGJ dhe KLP, cili është mendimi juaj mbi këtë situatë?

-Problemi nuk qendron dhe aq te pergjigjet e tyre, por te sistemi kushtetues dhe ligjor që është ngritur për organizimin dhe funksionimin në total të organeve të drejtësisë. Për mendimin tim sistemi ri është i tillë që nuk jep garanci, së pari për një drejtësi të pavarur dhe të paanshme nga politika dhe korrupsioni. Në vitin 1998 me kushtetutën që kemi edhe sot(të ndryshuar) u ngrit sistemi i drejtësisë që degjeneroi në varësi nga politika dhe krimi, si dhe në nivele të larta korrupsioni. E pra, për vetëm 18 vjet deshtoi ky sistem. Eshtë e njëjta politikë dhe madje gati-gati 100% e po atyre njerëzve që bënë atë kushtetutë, hartuan edhe sistemin e ri të drejtësisë. A kemi garanci këtu se do të funksionojë?? Koha provon gjithçka.

2.- Situata në sistemin e drejtësisë ndodhet në një gjendje pak a shumë të bllokuar, kush mund të jenë rrugëdaljet/zgjidhjet?

Pritet që të zgjidhet me funksionimin e VETTINGUT dhe fillimin e punës së organeve të reja të drejtësisë. Problemi qëndron se, sa e interesuar është politika nga këto organe dalin, për një drejtësi të pavarur, duke e ditur se, sa e korruptuar dhe shpërdoruese është politika dhe administrata shqiptare?! Askush nuk i përgjigjet pyetjes: A mundet kjo klasë politike të ndërtojë një drejtësi të pavarur që të fusë në burg këtë klasë politike(vehten e vet); pra të presë me sopatë degën e pemës ku është ulur vetë??

3.- Ku jemi me ligjin për Vettingun?

Thuhet se procesi i kontrollit dhe rivlersimit do të fillojë në tetor, nderkohë që po ngrihet infrastruktura. Pritet edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjin e Vettingut, por nuk e dimë nëse kjo gjykatë e ka korumin për ta shqyrtuar këtë ligj (një problem tjetër ky). Por kjo nuk e pengon zbatimin e ligjit të Vettingut pasi nuk ka pezullim nga Gjykata Kushtetuese. Mbetet të shohim se sa do të funksionojë sistemi i Vettingut i hartuar me aq zhurmë, për të cilin mbetem edhe unë skeptik./News365.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY