Është fundi i botës siç e njohim…, përsëri

Është fundi i botës siç e njohim…, përsëri

82
0
Shares

Ndoshta jemi duke parë një revolucion në mënyrën se si njerëzimi përballet me pasiguritë e pashmangshme të jetës në një botë komplekse. Parashikimi po i lë vend përshtatjes. Nëse është kështu, atëherë është një rast i rikthimit tek e ardhmja. Paraardhësit tanë të lashtë, asnjëherë nuk gënjenin veten se e dinin çfarë do u sillte e ardhmja. Ata thjeshtë përshtateshin me çdo gjë që u hidhnin perënditë, nga përmbytjet tek Epokat e Akullit. Na janë dashur 10 mijë vjet për të kuptuar se ata kishin të drejtë.
Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë

Nga Robert Matthews *

Dhjetë vjet më parë në Paris ndodhi një ngjarje që mund ta quajmë Fundi i Botës Ashtu si e Njohim.
Në gusht 2007, një bankë franceze investimesh u tha disa prej klientëve të saj se nuk mund të kishin qasje në miliarda euro para të tyret. Ndërkohë që padyshim ishte lajm i keq për ata që ishin të përfshirë, nuk u duk si një lajm i madh për ne të tjerët. Por, ajo çfarë ndodhi atë të enjte pasdite, tani shihet gjerësisht si fillimi i Krizës Financiare Globale.
Një vit më pas, triliona euro pasuri avulluan, institucionet financiare globale morën tatëpjetën dhe ekonomia shkoi në buzë të greminës. Shkaku ishte zbulimi se, bankat kishin vënë baste të mëdha financiare në lidhje me shëndetin e tregut të banesave në SHBA. Baste që ishin kompleksë, të ndërlidhur dhe, sinqerisht, idiotë. Dhe kur filluan të shkojnë keq, pasojat u bënë globale – dhe e ndryshuan botën një herë e përgjithmonë.
Tani ka zëra përsëri, që flasin për Fundin e Botës Ashtu si e Njohim. Këtë herë, është rritja e borxheve të konsumatorit që po shkakton shqetësim. Që nga huatë për makina deri tek kartat e kreditit, nivelet e borxhit po rriten sërish.
Atëherë, a është sërish pranë fundi? Nuk ka gjasa. Sigurisht, ka shumë mendimtarë që e parashikojnë, por gjithmonë ka pasur të tillë. Ajo që u ka shpëtuar atyre, është se ne vërtetë e përjetuam Fundin e Botës Ashtu si e Njohim. Jo fundin e botës si tek Armagedoni, por fjalë për fjalë, fundin e botës ashtu si ishim mësuar ta njihnim.
Atëherë, shumë ekspertë mendonin se ishte e mundur të bëje parashikime, për shembull, për tregun e banesave në SHBA si dhe të vinin baste – dhe para – në përputhje me këto parashikime. Disa madje mendonin që mund të tregonin se kur ekonomia ishte në telashe. Jo më. Tani, rregullatorët financiarë dhe bankat qendrore janë shumë më skeptikë për parashikimet ekonomike dhe besueshmërinë e modeleve financiare. Shumica kanë pranuar se një tjetër krizë është pak a shumë e sigurt, por se është gjithashtu e sigurt që, askush nuk mund ta thotë me siguri të madhe, se kur do të vijë.
Kështu që, rregullatorët tani këmbëngulin që bankat duhet të mbajnë një pjesë më të madhe të pasurisë së tyre të mbyllur në kasaforta, që ta kenë kur të vijë e pashmangshmja. Atyre u duhet gjithashtu që t’i nënshtrohen “testeve të stresit” të përsëritura, të cilët simulojnë impaktin që do të kishte një krizë e rëndë. Me vëmendje të madhe shihen gjithashtu lloji i basteve që bënë kërdinë një dekadë më parë.
Asnjë prej këtyre nuk garanton një mos përsëritje të 2007-ës, por gjithsesi e reduktojnë riskun. Dhe kur vjen puna tek përballja me pasigurinë, më mirë se kaq nuk mund të bëhet. Është një qasje që po fiton përhapje edhe gjetkë – dhe jo para kohës. Pasi kaluan dekada të tëra dhe shpenzuan miliarda në përpjekje për të parashikuar fatkeqësi natyrore si thatësirat, uraganet dhe tërmetet, qeveritë po fokusohen gjithnjë e më shumë në identifikimin e zonave me risk të lartë, dhe duke vepruar para se të vijë koha.
Edhe qasja ndaj ngrohjes globale po ndryshon. Pavarësisht disa dekadave përpjekje, është e qartë se modelet e klimës ende kanë të vështirë parashikimin e të ardhmes me detaje. E qartë është që nuk mund të vazhdojmë më kështu si po bëjmë, dhe duhet të veprojmë tani, nëse duam të reduktojmë riskun e fatkeqësisë. Është një e vërtetë që pranohet në Marrëveshjen e famshme të Parisit për klimën, e cila bën thirrje jo vetëm për reduktim të lëshimeve të gazrave në atmosferë, por edhe për përpjekje për t’u përshtatur me një botë më të ngrohtë.
Ndoshta jemi duke parë një revolucion në mënyrën se si njerëzimi përballet me pasiguritë e pashmangshme të jetës në një botë komplekse. Parashikimi po i lë vend përshtatjes. Nëse është kështu, atëherë është një rast i rikthimit tek e ardhmja. Paraardhësit tanë të lashtë, asnjëherë nuk gënjenin veten se e dinin çfarë do u sillte e ardhmja. Ata thjeshtë përshtateshin me çdo gjë që u hidhnin perënditë, nga përmbytjet tek Epokat e Akullit. Na janë dashur 10 mijë vjet për të kuptuar se ata kishin të drejtë.
Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë. Në shqip nga Bota.al

* Robert Matthews është profesor i Shkencës në Universitetin e Birmingamit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY