Durrës, tjetër përplasje automjeti me motoçikletë, një tjetër person i vdekur

Durrës, tjetër përplasje automjeti me motoçikletë, një tjetër person i vdekur

62
0
Shares
Foto Ilustruese

Një tjetër aksident me pasojë vdekje, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sipas Burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, rreth orës 21:30, në Maminas, E. B., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, me drejtues E. Xh., 25 vjeç, banues në Karec.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri në motor,  Xh. B., 23 vjeç, banues në Karec.
Fatkeqësisht, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa pasagjeri I motoçikletës ndodhet në Spitalin  Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ndodhet në ambientet e Komisariatit, i cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY