Tym në avionin Prishtinë – Zyrih, panik dhe të qara tek pasagjerët, ja çfarë ndodhi

Ndaje

Një aeroplan që ishte nisur nga Prishtina për në Zyrich është kthyer mbrapsh.
Ngjrja ka ndodhur të mërkurën.
Sipas raportimeve të mediave zviceriane arsyeja ka qenë bateria tejmase e nxehur e një telefoni celular, ka shkaktuar një tym të dendur në bordin e aeroplanit të agjencisë “Germania”.
Portali e citon dëshmitarin e ngjarjes, Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje.
“Papritmas pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë. Më pas e pashë tymin edhe vet”,- ka thënë Nuaj.
Në aeroplan ka mbizotëruar paniku, shumë njerëz kanë filluar të bërtasin “zjarr, zjarr”.
“Ishte ngjarje e tmerrshme, të gjithë ishin ngritur në këmbë, lëviznin pa kontroll. Askush nuk e dinte saktë çfarë po ndodh. Unë e pash tymin e dendur, çka më frikësoj tejmase”, shton më tej Nuaj.
Stafi që ka qenë i angazhuar në atë udhëtim kanë reaguar shpejtë duke e evituar më të keqen.
E tërë ngjarja me panik dhe tollovi ka zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll.
Piloti e ka kthyer menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie.
Dy orë më vonë fluturimi megjithatë është realizuar pasi aeroplani i njëjtë ka arritur ta kryejë fluturimin për në Zyrih.
Sipas dëshmive tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më.
“Germania Airline” e ka konfirmuar rastin duke thënë se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk e kanë treguar se për çfarë lloji të baterisë saktë bëhet fjalë.

Leni një përgjigje