VIDEO/ Moti i keq ngre detin deri në 8 ballë, vonohen tragetet e linjës Durrës – Bari

Deti Adriatik është përfshirë nga një fortunal mëngjesin e sotëm. Burime nga Kapiteneria e Portit Durrës, bënë me dije se një dy prej trageteve që vijnë nga Bari, kanë mbërritur me tre orë vonesë në Portin e Durrësit. Brenda gjirit të Durrësit valëzimi ka shkuar 5 deri në 6 ballë ndërsa në det të hapur 7 deri në 8 ballë....

FOTO & EMRA/ Londër, vrau të fejuarën për virgjërinë, shqiptari dënohet me 10 vite burg

Shqiptari Arben Rexha, 32 vjeç, i cili kishte vite që jetonte dhe punonte në Britani, është dënuar vetëm me 10 vjet burg nga gjykata qendrore në Londër, pasi vrau në 2016-en, të fejuarën e tij 25 vjeçare, Elidona Demiraj, pasi ai “ishte i obsesuar me virgjërinë e saj”, u tha ne procesin gjyqësor. Rexha e vrau të fejuarën e tij...

VIDEO/ Itali, sulm me armë ndaj emigrantëve, 7 të plagosur – Apelojnë zyrtarët: Mos dilni nga shtëpitë

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjeteve në qytetin qendror italian të Maceratës. Televizioni shtetëror Rai thotë se sulmi u zhvillua në pjesë të ndryshme të qytetit. Zyra e kryebashkiakut të qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve nëpërmjet Twitter-it që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të incidentit, që besohet të vazhdojë. Të shtënat janë...

Arrestohet futbollisti, i vuri pistoletën kokës trajnerit

Një pistoletë në kokën e trajnerit. Autori i këtij gjesti është 27-vjeçari Sezar Pagani, mesfushor i Eskuela Presidente Roka, ekip i kategorisë së tretë argjentinase. Ndodhia për fat ka shkaktuar vetëm panik, ndërkohë që trajneri Kristian Neira ka dhënë menjëherë dorëheqjen. Në gjurmët e teknikut, edhe gjysma e skuadrës, e cila në shenjë solidariteti ka braktisur klubin. Duke u rikthyer...

Reshjet në Gjirokastër, lumi Viroit kapërcen urën

Shtimi i reshjeve të shiut ka sjellë edhe problemet e para në disa zona të vendit. Në qarkun e Gjirokastrës, ujërat e lumit të Viroit kanë kapërcyer edhe urën, ndërsa është vështirësuar qarkullimi i automjeteve. Ndërkohë sot pritet që temperaturat të ulen dhe të bjerë borë në zonat malore, e erë e fortë dhe reshje të dendura shiu. Sipas parashikimit...

ÇMIMET/ Apartamentet në Tiranë, deri në 4 mijë euro për metër katror te kullat e reja

Tregu i pasurisë së paluajtshme në Tiranë po tejkalon dhe parashikimet më optimiste të aktorëve të tregut. Në zona të caktuara, çmimet e apartamenteve, edhe pse janë rritur me 20% në harkun kohor të një viti, po shiten me shpejtësi, madje pa financim nga bankat e nivelit të dytë. Ecuria e kredisë për banesë e raportuar nga Banka Qendrore...

EMRI/ Durrës, sulmon e plagos me thikë 19-vjeçarin, prangoset agresori

Specialistët për  Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Arjan  Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës. Ky person, në Arapaj, Durrës, për motive të dobëta ka  plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I. R., 19 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Në...

EMRAT/ Lëvizje në PS-në e Tiranës, Rama: Nëse hyjmë tani në zgjedhje humbasim

Pas largimit të Saimir Tahirit, Edi Rama ka nisur ristrukturimin e degës së Partisë Socialiste në Tiranë. Kryeministri ka bërë lëvizjet e para në kryeqytet, pasi është i pakënaqur me organizimin e strukturave. Report TV mëson lëvizjet e deputetëve në njësitë e Tiranës. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11, Rakip Suli largohet nga...

FOTO/ Nesër shpërthim në Fier, ja dy godinat që do të hidhen në erë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të shembë nesër në Fier dy objekte me shpërthim të kontrolluar. Objektet, njëri katërkatësh dhe tjetri pesëkatësh, do të shemben në të njëjtën kohë. Për këtë specialistët e IKMT kanë hapur 800 furnella (vrima) në trupat e ndërtesave, ndërsa parashikohet të përdoret 24 kilogramë lëndë plasëse. Për eliminimin e dëmeve janë...

Vlorë, FNSH rrethon qytetin, disa persona të shoqëruar

Mbrëmjen e djeshme policia, agjentët e krimit të organizuar dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion blic. Operacioni është zhvilluar në disa pika të qytetit bregdetar, ndërsa në fokus ishin personat e shpallur në kërkim për trafik droge, por edhe precedent të tjerë. Nga aksioni janë shoqëruar disa persona për verifikim, por policia ende nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.