Sekuestrohet 10 kg drogë në Tiranë, në pranga 5 persona

Një sasi prej 10 kg lëndë narkotike është sekuestruar këtë të mërkurë, në kryeqytet. Sipas burimeve jo zyrtare, sasia është kapur në kuadër të një operacioni antidroge. Nga finalizimi i operacionit, policia e Tiranës  ka vënë në pranga 5 persona, emrat e të cilëve ende nuk janë të identifikuar. Mësohet se arrestimet e tyrë janë kryer  pranë një Qëndre Tregtare, në zonën e rrethrrotullimit në Sauk.

FOTO/Aksident në Librazhd, makina përplaset kokë më kokë me zjarrfikësen

Një aksident ka ndodhur  në lagjen “Agjencia” në qytetin e Librazhdit. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë është përplasur kokë më kokë me një automjet të shërbimit zjarrfikës që kishte dalë nga stacioni për në terren pas një njoftimi për të shkuar për të dhënë ndihmë në izolimin e një vatre zjarri. Një autoveturë i...

Shqetësimi i prokurores në Pukë: Jam vetëm, nuk hetoj dot pasi me shumicën jam kushëri

Përveç Elidjana Kasës, nuk ka asnjë prokuror tjetër në Prokurorinë e Rrethit të Pukës. Për këtë arsye, prokurorja e Pukës i ka dërguar një shkresë me kërkesë eprorëve të saj ku shpreh shqetësimin se nuk po hetohen më ngjarjet kriminale për shkak të kapaciteteve të reduktuara në burime njerëzore që ka kjo prokurori. Shqetësimi i prokurores Kasa lidhet edhe me faktin...

VIDEO/Temperatura të frikshme, i ftohti vdekjeprurës mbërthen Amerikën

Moti i ftohtë në SHBA ka sjellë atë që meteorologët e quajnë epoka e ngrirjes së plotë. Parashikuesit thonë se temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë deri në -30 ° C në Midwest, me erëra të forta, duke e bërë atë të ndjehet edhe më e ftohtë. Të paktën pesë persona raportohen të kenë humbur jetën në disa shtete...

VIDEO/Rikthehet filmi i njohur, aktorja jep lajmin e mirë

Anne Hathaway do të rikthehet në rolin e saj si Mia Thermopolis në "The Princess Diaries 3". Aktorja dha lajmin e mirë në emisionin e  Andy Cohen. Aktorja u pyet nga një fans i saj lidhur me mundësinë nëse do të kishte një puntatë të tretë të filmit të njohur. Anne tha: "Ka një skenar për filmin e tretë," tha Hathaway....

DETAJE/Vrasja në Tiranë, kush është ish-polici, 9 vite më parë i ekzekutuan të vëllain

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak para minutash në Tiranë. Sipas informacioneve, një ish-punonjës policie mbeti i vrarë mesditën e sotme pranë shkollës 'At Zef Pllumi' në kryeqytet. I vdekur ka mbetur ish-polici Arben Bilali, 50-vjec. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri mes ish-policit dhe disa personave të tjerë. Edhe pse është transportuar me urgjencë...

CV-ja kontradiktore e Gent Cakajt, 3 diploma brenda 3 vitesh

Propozimi i Gent Cakajt në drejtim të Ministrisë së Jashtme shkaktoi mjaft debate dhe përplasje Kryeministri-Presidencë, kjo për shkak se Presidenti Meta e refuzoi si kandidat. Ndërkohë dhe pse shumë kritikë e cilësuan jo të duhur propozimin, Rama çoi deri në fund dëshirën e tij për ta bërë ministër të jashtëm, duke ia deleguar kompetencat. Madje, më herët, kryeministri e konsideroi...

LAJM I FUNDIT/Të shtëna me armë në Tiranë, vritet ish-polici

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë komisariatit numër 2 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve jo të konfirmuara, bëhet me dije se një ish-polic  është qëlluar për vdekje  në stacionin e “Tiranës së Re”. Ish-punonjësi i Policisë Arben Bilali, ka ndërruar jetë në spital. Arben Bilali ka qenë...

VIDEO/PD: 2 aferat më të mëdha korruptive të kryebashkiakut Veliaj

Në një deklaratë për mediat, zëdhënesja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa foli sërish për aferat korruptive të Erion Veliajt. Sipas zëdhënëses, ka dy afera të mëdha korruptive: dhënien me koncesion të parkimeve në Tiranë dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa privatë. Zhupa thotë se të tilla vendime korruptive, kundër interesit publik, janë një nga arsyet pse Transparency International...

VIDEO/“Ti ke vrarë Ardit Gjoklajn”,studentët kryqëzojnë Veliajn

Kryabashkiaku Veliaj ka zhvilluar sot një takim me disa studentë në godinat e Qytetit Studenti. Teksa kryebashkiaku filloi me ligjërimet e tij, ai u ndërprye nga dy vajza të cilat në sy i folën për disa të vërteta, sipas tyre. Njëra nga vajzat  e akuzoi se ka vrarë Ardit Gjoklajn. Kanë qënë studentet,  Arbjona Çibuku dhe Evelina Dëma, të cilat u ngritën...