Prangoset maniaku 74 vjeçar, kryente veprime të turpshme para dritares së një studenteje
Policia e Tiranës ka vënë nën pranga një të moshuar pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një studente. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Qytet Studenti, përballë godinës 23, ku 74-vjeçari Selfo Danaj ka kryer veprime të turpshme me shtetasen me iniciale S. S. Pas denoncimit të studentes, e cila ndeshej përditë me pamje perverse të një...
Vëmendja e politikës dhe opinionit të zgjedhjet, çmimi i naftës “fluturon” edhe 3 lekë më shtrenjtë
Çmimi i naftës u rrit këtë fundjavë edhe me tre lekë për litër. Çmimi me pakicë e një litri naftë u shit dje me 177 – 179 lekë nga 174 lekë që ishte ditën e shtunë. Rritja në këto nivele këtë herë ngelet e pambështetur në faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, pasi taksa e shtuar 10 lekë u reflektua...
Qeveria maqedonase grabit dhe shet pronat e Nënë Terezës
Qeveria maqedonase zhvat pronat e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, denoncojnë mediat e shtetit fqinj. Trashëgimtarët e saj vazhdojnë të kërkojnë të drejtën e pronësisë së tokës dhe pronës së tyre në sheshin e Shkupit, ndërkohë që qeveria e Maqedonisë i ka shitur tashmë truallin një kompanie me një vlerë prej 1 milionë e 600 mijë eurove, e cila do...
Basha prezanton kandidatin e Vaut të Dejës: Rama-Meta mbrojnë mafiozët e kriminelët, godasin qytetarët e pamundur
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatin për Vaun e Dejës. Lulzim Basha bëri me dije se në garë për kreun e bashkisë ë Vaut të Dejës është përzgjedhur Zef Hila. Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe aleatin e tij në qeverisje se janë rreshtuar në radhët e kriminelëve dhe nga ana tjetër godasin...
Vangjel Dule i vetëm në zgjedhje, nën flamurin e aneksimit “Himara është Greqi”
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule duket se do të dalë i vetëm në zgjedhje, ndërsa ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Himarë, ku mbështet kandidatin Fredi Beleri. Gjatë këtij prezantimi, Vangjel Dule, njëherësh nënkryetar i Kuvendit është fotografuar me flamurin e aneksimit të Himarës nga Greqia. “Vangjel Dule dhe Vasil Bollano, filluan propagandën për kandidimin...
Shkodër, masakra për tokën, Apeli lë në fuqi dy dënime përjetë dhe 46 vjet burg për kushërinjtë Permakaj
Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me burgim të përjetshëm dy vëllezërit Anton dhe Sokol Permakaj, të akuzuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, në një ngjarje të ndodhur në fshatin Qelëz, Pukë, në 29 qershor 2012. Apeli ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë, si dhe vendimin e gjykatës së Shkallës së...
Arrestohet trafikanti në kufi, tentoi të kalonte me një thes 13 kg mariuanë drejt Malit të Zi
Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa sekuestrohen 13 kilogramë mariuanë dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, bënë të ditur se, efektivat e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikut...
Ringo Starr, pjesë e muzeut “Rock & Roll Hall of Fame”
Ish bateristi i “Beatles”, Ringo Starr është bërë pjesë e muzeut “Rock and Roll Hall of Fame” si solo artist. Starr është pjesëtari i katërt i grupit legjendar britanik që nderohet si solo artist në një ceremoni të mbajtur në Cleveland, ku gjendet muzeu që nderon artistët. Ceremonia është mbajtur për të nderuar disa prej yjeve më të njohura të...
Ben Blushi: Rilindja ka vdekur. Funerali i saj: mediokritet, rënie e lirë e hipokrizi
Analiza e deputetit të PS për qeverisjen: Nuk po qeveris PS “Rilindistët sot janë ndarë tipologikisht në dy degë: Të parët janë krenaristët dhe të dytët janë kanabistët që e përdorin PS-në për të numëruar votat në zgjedhje” Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, në një analizë të tij për qeverisjen dhe mazhorancën, shprehet se po asiston në funeralin e Rilindjes....
Tifozat shqiptarë, parullë kundër Xherdan Shaqirit në San Siro
Xherdan Shaqiri pritet te “sulmohet” nga tifozat shqiptarë sonte në San Siro me një pankartë e cila i kujton atij refuzimin e pjesëmarrjes në kombëtaren shqiptare. Futbollisti i njohur shqiptar do të luajë sonte me skuadrën e tij kundër Milanit, ndërkohë që pak orë përpara ndeshjes disa tifozë shqiptarë kanë shpalosur parullën ku shkruhet në shqip “Shqipëria e shqiptarëve,...


















