Pas 6 orë debatesh, Këshilli i Mandateve vendos “pro” kërkesës së Prokurorisë, sot vendos Kuvendi për arrestimin e Doshit dhe Frrokut
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve vendosi pranimin e kërkesës së Prokuroisë së Përgjithshme për heqjen e imunitit deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Pas këtij vendimi, pritet që seancën pralamentare të së enjtes, Parlamenti të votojë për këtë kërkesë. Në këtë vendim Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve erdhi pas një mbledhje të gjatë për rreth 6 orë. Në...
Avokatët e Tom Doshit: Kërkesa për arrestim prapavijë politike, Durim Bami ndyshoi dëshminë nga presionet e pushtetit
“Në përgjimin ambiental në Prokurori, Bami i tha Doshit ‘E ndryshova dëshminë nga presionet e pushtetit’, më kërcënuan edhe familjen’”. Kështu ka deklaruar sotnte avoakti i Tom Doshit, Ferid Muccaj, në mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë, i cili u mblodh, sikurse ishte paralajmëruar, rreth orës 18:00. Objekt i diskutimit ka qenë shqyrtimi i...
Hollande, Merkel dhe Rayoy: Do bëjmë gjithçka që të zbardhen shkaqet e tragjedisë
Tre liderët e vendeve të prekura nga tragjedia e rëndë ajrore, ku humbën jetën 150 persona kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez Francois Hollande dhe Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka për zbardhjen e kësaj tragjedie dhe identifikimin e viktimave. Presidenti Hollande tha se ky është një...
Deputetët socialistë mohojnë pakënaqësitë për ndarjen e bashkive me LSI-në
Deputetët e Partisë Socialiste mohojnë të kenë rezerva apo pakënaqësi lidhur me ndarjen e bashkive me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Bashkim Fino, i përfolur në media për qejfmbetje, që Gjirokastra iu dha LSI-se, tha dje, se kishte vërejtje vetëm për faktin se askush nuk e kishte vënë në dijeni për ndarjen. Me këtë, Bashkim Fino preferoi të mohonte veten....
“Shfryhet” çanta e Spartak Brahos, provat e pritshme prej tij bien në nivelin e një raporti mjekësor
Çanta “e famshme” e Spartak Brahos, “u shfry” sot. Konfirmimi u bë sipas mënyrës së Brahos, duke ju shmangur “premtimeve” të bujshme për prova, deri duke u betuar për kthimin edhe të sallës së parlamentit në kinema për shfaqjen e video-denoncuesve të pretenduara prej deputetit të LSI-së. Sot Spartak Braho, jo thjesht për të prodhuar lajmin e radhës, se...
Baleti “La Sylphide”, aromë skocie në Teatrin e Operas
Aromë skocie do të zbresë në skenën e shtëpisë së operës. Ilir Kerni zgjedh të risjellë baletin “La Sylphide”, këtë herë si koreografi i tij. Tetë vite më parë, ai ishte protagonisti kryesor, sot i duhet të drejtojë trupën e pasuruar edhe me nxënës të Shkollës së Baletit. “La Sylphide” mban kurorën e baletit të parë që shpreh plotësisht filozofinë romantike....
Ndeshja Shqipëri – Armeni, “zhduken” biletat nga sportele, në tregun e zi 4 dhe 5 fish më të shtrenjta
Është thuajse e pamundur të gjesh një biletë për ndeshjen me Armeninë pak ditë para sfidës me Shqipërinë. Në sportelet e përcaktuara në stadiumin “Qemal Stafa” nuk ka as informacion dhe as orare për shitjen e biletave. Në Elbasan tifozët kanë qëndruar në radhë për ditë të tëra, por pak prej tyre kanë arritur të gjejnë bileta. Edhe në faqen në internet...
Shtyhet mbledhja e Komisionit të dekriminalizimit, Bylykbashi: Çdo përpjekje për shtyrje, nuk ka për ta ndaluar këtë proces
Nënkryetari i Komisionit parlamentar të ligjeve, Oerd Bylykbashi deklaroi sot pas shtyrjes së mbledhjes së Komisionit për dekriminalizimin se vullneti i mazhorancës është në pikëpyetje për sa i përket këtij procesi. Ai tha se opozita është e vendosur për të ecur përpara dhe se nuk mund të ketë zgjedhje të 21 qershorit pa përmbylljen e procesit të dekriminalizimit. “Sot kishim...
Hollande, Merkel, Rajoy, homazhe për viktimat e avionit “Germanwings”
Ekipet e kërkimit kanë rifilluar punën në vendin e rrëzimit të avionit A 320 të firmës “Germanwings” në Alpet franceze. Avioni u rrëzua dje duke shkaktuar vdekjen e 150 njerëzve në bord. Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës u mblodhën në Alpet franceze pranë vendit të rrëzimit të avionit për të bërë homazhe për të 150 viktimat në bordin e...
Ndryshon akuza për Durim Bamin, nga “vrasje e mbetur në tentativë”, në “kallëzim të rremë”
Durim Bami nga sot do të hetohet për kallëzim të rremë dhe jo më për vrasje të mbetur në tentativë. Brenda afatit të përcaktuar nga ligji, Prokuroria i ka kërkuar gjykatës rivlerësim të masës së sigurisë për një tjetër akuzë e cila parashikon gjobë deri në 5 vite burg. Akzua i është komunikuar në qelitë e paraburgimit në burgun...