Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Taksisti”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë N. G., 40 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij personi u bë pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnjë – Fier duke transportuar me mjetin e tij tip “Benz” disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2028628047423556/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












