EMRAT/ Lezhë, arrestohen dy “të fortit” me armë në brez

Shares

Janë arrestuar dy të rinj, pasi pas një kontrolli të ushtruar nga forcat policore iu gjetën armë pa leje.
Në vijim të punës policore për rritjen e parametrave të sigurisë publike, mbajtjen nën kontroll të situatave kriminale dhe goditjeve të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe armëmbajtja pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë , janë ushtruar kontrolle Blic në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore.
Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit :
– Gjovalin Kola, 25 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)
– Lekë Kola, 36 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)
Konkretisht, me datë 12.08.2017, në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit Gjovalin Kola, i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale.
Gjithashtu , shtetasi Gjovalin Kola, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi Lekë Kola, kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që ti kontrollin.
Veprat penale në ngarkim të shtetasit Gjovalin Kola “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 278 /1 dhe 236/2 të Kodit Penal.
Vepra penale në ngarkim të shtetasit Lekë Kola “Kundërshtim i punonjësve të policisë sërendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të
Mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...