Si ndodhi ngjarja në Mamurras, dy policët dërgohen në spitalin e Traumës...

Si ndodhi ngjarja në Mamurras, dy policët dërgohen në spitalin e Traumës në Tiranë

251
0
Shares

Tre persona mbetën të plagosur sot ndër të cilët dy janë efektivë policie.

Autori është Nikoll Vorthi i cili është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht fillimisht me dy punonjësit e policisë, dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre.

Si pasojë të tre personat në fjalë janë plagosur, ndërsa policët janë dërguar në spitalin e Tiranës ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Plumbat kanë kapur dhe një makinë e cila ishte e parkuar aty pranë, në këtë mënyrë duke rrezikuar dhe persona të tjerë që ndodheshin aty në momentin e përplasjes.

Dyshohet se patrulla fillimisht ndaloi një person. I ndaluari nuk iu bind patrullës për urdhrin e ndalimit. Personi pretendonte se kishte lidhje me pushtetin.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY