EMRI/I dënuar me 10 vite burg për trafikim narkotikësh, arrestohet 48-vjeçari në...

EMRI/I dënuar me 10 vite burg për trafikim narkotikësh, arrestohet 48-vjeçari në Mirditë

68
0
Shares

Është vënë në pranga një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike në Mirditë.

Njoftohet se Viktor Lekgegaj u arrestua në në fshatin Perlat i Epër pasi është i dënuar me 10 vite burg në vitin 2019 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë , ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat” në DVP Lezhë u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Streha e fundit”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Perlat i Epër, Mirditë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”,-njoftoi policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY