Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit te qarkut të Korçës, Ervin Dervishaj.
Nuk dihen arsyet e këtij vendimi por mësohet se Dervishaj ka qenë në këtë detyrë prej 1 viti e gjysmë.
Kujtojmë se pak ditë më parë pati lëvizje të tjera në policia me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu. Disa drejtorë qarku dhe kufiri u ndërruan. Drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika u zëvendësua nga Ferdinand Mara.
Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier. Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












