FOTO/20-vjeçari sirian u gjet i pajetë në Durrës, dyshohet se u grabit...

FOTO/20-vjeçari sirian u gjet i pajetë në Durrës, dyshohet se u grabit dhe u vra

80
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 20 vjeçarit, i cili ka humbur jetën paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas mediave, mesohet se policia po heton pistën e grabitjes. Dyshohet se atij i kanë marrë 1 mijë- 2 mijë euro dhe gjatë përleshjes me grabitësit e kanë goditur me mjete prerëse dhe të forta.

Ai strehohej gjatë pandemisë në ndërtesën e braktisur të ish- hotel ”Vollgës” teksa shoqërohej nga 3 shokë të tjerë.

Nderkaq policia ben me dije se i riu ka rene nga lartesia dhe prane tij jane gjetur sendet personle. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY