SPAK nis hetimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, por çështja nuk regjistrohet...

SPAK nis hetimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, por çështja nuk regjistrohet me emër

132
0
Shares

SPAK ka regjistruar procedimin e depozituar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndaj Erion Veliajt dhe Arbjan Maznikut.

Por, Drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja, i tha BIRN se ka një procedim penal të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të artistëve, por se nuk ka emër të regjistruar. “Çështja është në hetim”, pohoi Kraja.

Një dokument që mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, i rrjedhur në media, sugjeron se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë një vendim të enjten më 14 maj, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas dokumentit, vendimi është marrë në bazë të një “akt-ekspertize të Institutit të Ndërtimit, e cila mban datën 13 Maj 2020. Vendimi i këshillit bashkiak i marrë të enjten duhet fillimisht të publikohet dhe hyn në fuqi dhjetë ditë pas publikimit.

Më 6 maj, AMT kallëzoi pranë SPAK, Veliajn dhe Maznikun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”.

Ndersa, sot Aleanca dorezoi dhe nje tjeter padi lidhur me vendimin e Keshillit Bashkiak per te shembur teatrin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY