DETAJE/Fundviti me kontrolle të rrepta, arrestohen 2 efektivë në Korçë, pezullohen 4...

DETAJE/Fundviti me kontrolle të rrepta, arrestohen 2 efektivë në Korçë, pezullohen 4 në Gjirokastër

69
0
Shares

Policia  ka dhënë sot detajet e një operacioni të finalizuar, ku gjashtë efektivë policie janë përfshië në veprimtari të kundraligjshme. SHÇBA arrestoi dy efektive të doganës në Gorricë të Korçë ndërsa 4 u pezulluan në Gjirokastër.

Për dy efektivët e policisë kufitare në Gorricë të Korçës, inspektorët V.Ç., dhe V.D., u ekzekutua vendimi me masë sigurimi personal arrest me burg. Arrestimi i tyre u bë në vijim të operacionit të datës 7 dhjetor 2019, ku u sekuestrua një sasi mallrash kontrabandë dhe u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 punonjës policie.

Ata akuzohen si të implikuar në kontrabandë me mallra në pikën kufitare të Gorricës.

“Të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me doganierë, por dhe me disa shtetas, në keqpërdorim të atributeve që u jepte detyra në P.K.K. Gorricë, lejonin e favorizonin futjen e automjeteve me mallra kontrabandë ose mallra, të cilat nuk lejohen të futen në Shqipëri, në këmbim të përfitimeve monetare. Duke përmbushur rolin e tyre në këtë veprimtari të kundra-ligjshme, dy punonjësit e policisë V.Ç. dhe V.D., në cilësinë e kontrollorëve, regjistronin të dhëna të rreme në sistemin TIMS duke tjetërsuar targën dhe llojin e automjetit. Kjo me qëllim favorizimin e kontrabandës në këmbim të përfitimeve të paligjshme financiare”, thotë SHÇBA.

Ndërsa në Gjirokastër, Drejtoria Hetimeve e SHÇBA ne bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Vlorë-Gjirokastër pezulloi nga detyra 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”:

– N/Komisar U.Sh., me detyrë, ish-Shefi i Stacionit të Policisë Dropull;

– N/Komisar E.R., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull;

– Inspektor H.L., me detyrë SPZ në Stacionin e Policisë Dropull;

– Inspektor S.B., me detyrë ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Dropull.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.G., nga Lazarati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”.

“Këto veprime proceduriale janë vijim i hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të nisur në vitin 2019, i cili bën fjalë për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e “Shpërdorim detyre”. Në datën 23 korrik 2019, në kuadër të këtij procedimi, në fshatin Hllomo, Njësia Administrative Pogon u finalizua një operacion në të cilin u asgjësuan disa bimë narkotike, të llojit kanabis”, sqaron policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY