Një pulari, apartamente në Shkodër dhe Velipojë dhe makinave prodhime të vitit të fundit, pasuri në vlerën e 3 milionë eurove, është sekuestruar në kuadër të operacionit “Goldfinger“.
Pasuria ishte e regjistruar në emër të 4 personave të arrestuar në Danimarkë për trafik droge po kështu edhe në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore, informon policia e shtetit.
Sipas BW, bëhet fjalë për shtetasit Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Eçi si dhe Armando Duçaj të cilët janë arrestuar në Danimarkë më 26 qershor të këtij viti. Kjo është hera e dytë që atyre iu sekuestrohen pasuritë, pasi një pjesë e saj u bllokua më 26 qershor, por qe ishin ne emer te familjareve te tyre.
Këta persona akuzohen për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe të gjitha të ardhurat nga aktivitetet kriminale i investonin në Shqipëri. Ata akuzohen se kane trafikuar nje sasi prej 1 650 kg kokainë dhe heroinë në 7 vende të ndryshme te Europes.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/754594391674259/?t=0
//DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












