Albi Nako dhe Alba Hoxha janë dy personazhet më të komentuar të showbiz-it. Prej disa kohësh janë përfolur për një lidhje të mundshme midis tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar diçka të tillë.
Të ftuar në programin”Rudina” në Tv Klan, nën drejtimin e moderatores, Rudina Magjistari ata kanë folur edhe për marrëdhënien e tyre. Për një periudhë kohe, ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, por në studio ata pranuan se tani sërish e kanë bërë njëri-tjetrin follow.
“Po e ndjekim dhe sa u gëzuan njerëzit, harruan gjithë hallet. Të nesërmen shikonim njerëzit ishin më të qetë në rrugë, respektonin vijat e bardha, hynin me jeshile, policët nuk i binin më bilbilit, parlamenti më i qetë, avioni ishte pa turbulenca”, shprehet Albi duke qeshur.
Të pyetur nga moderatorja për motivin që ndërprenë ndjekjen në rrjetin social, Albi dhe Alba heshtin dhe ia lenë njëri-tjetrit radhën për të treguar arsyen.
“Nuk e mbaj mend, ka kohë që ka kaluar, por konflikte dhe gjëra profesionale”, shprehet Alba duke shtuar se ishte Albi ai që i bëri sërish follow në Instagram, por ata janë thjesht kolegë të mirë, asgjë më shumë, gëzojnë një respekt për njëri-tjetrin dhe të dy vazhdojnë jetën secili në anën e tij.
https://youtu.be/wIYMDIY9rBI
Ata sqaruan se nuk janë në një lidhje së bashku, por të pyetur më tej nga Rudina Magjistari nëse janë në një lidhje me persona të tjerë, Albi shprehet se: “Nuk ka rëndësi nëse je single apo në raport, fatkeqësia më e madhe është kur je në raport dhe ndihesh single”./tvklan.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











