Policia rrugore ka publikuar disa shifra te arrestimeve, pezullimit të lejave dhe procedimeve nisur nga aksionet dhe kontrollet në rrugët e Tiranës.
Rrugoret e kryeqytetit përgjatë javës që lame pas, kanë vijuar me ndjekjen e detyrimeve të caktuara në planin e veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore si dhe patrullimet me përzgjedhje për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore si, drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit, shpejtësinë mbi normat e lejuara, etj.
Ne funksion te planit të veprimit, përgjatë javës janë konstatuar dhe:
• arrestuar në kushtet e flagrancës 17 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi si dhe 2 drejtues mjeti për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
• pezulluar 117 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 45 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
• proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
• proceduar administrativisht 2 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtesë pamore dhe zanore.
• proceduar administrativisht 425 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
• proceduar administrativisht 121 drejtues motomjetesh për mosperdorim të kaskës mbrojtëse.
• proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
• janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
https://www.facebook.com/policia.al/videos/2326827297402156/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












