Raporti i plotë i ODIHR/ “Votuesit duhet të ishin trajtuar me respekt....

Raporti i plotë i ODIHR/ “Votuesit duhet të ishin trajtuar me respekt. U kërcënuan nga të dy palët. KQZ interpretoi ligjin me kreativitet. Bashkitë e PS…”

49
0
Shares

Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, në raportin paraprak për votimet e 30 qershorit ka renditur një sërë parregullsisë dhe problematikave që hasura në 30 qershor.
Sipas raportit të ODIR, votuesit u vunë nën presion dhe u kërcënuan, ndërkohë që partitë politike duhet të t’i trajtojnë ata me respekt.

“Pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirinformuar. Kjo cënoi besimin e votuesve dhe ishte e kundërta e rolit në fakt që duhet të luaj në procesin zgjedhorë. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit dje, ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt”, thekson raporti i ODIHR.

Në raport evidentohet dhe fakti se KQZ-ja ka interpretuar ligjin në mënyrë jo korrekte, ku shefja e ODIHR përdori termin “kreativitet” për të ilustruar nivelin e shkeljes.
Ndërkohë që në raport evidentohet dhe fakti se situata e tensionuar krijoi përplasje dhe se KZAZ-të nuk ishin të balancuar për të garantuar një kontroll më të mirë të procesit të votimit dhe numërimit.

Raporti i plotë i ODIHR
Këto janë zgjedhjet e 14 që OSBE ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur këtu si mision që më 23 maj dhe më pas kanë ardhur vëzhguesit afatgjatë, 18 prej tyre dhe më pas kanë ardhur vëzhguesit afatshkurtër, që kanë qenë në total 126. Në vëzhgojmë të gjithë procesin, zgjedhor sepse ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve, është po aq e rëndësishme sa në atë që ndodh në ditën e zgjedhjeve dhe në atë çka vjen më pas. Ne jemi këto pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lemë faktet të flasin për veten.

Neve nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, ne i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE dhe angazhimet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me zgjedhjet. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria qe e vendosur për t’i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një ngërçi politik, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme politike. Në 31 bashki nga 61 gjithsej, kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtarë.

Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin nën presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Ajo çka ishte pozitive ishte që votimi u zhvillua, përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore. Le t’i shohim pak më në hollësi këto zgjedhje. Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhnin kryetrarët e tyre të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar e të polarizuar politikisht.

Opozita u tërhoq nga parlamenti në muajin shkurt dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me qëllim rrëzimin e kryeministrit nga detyra. Dhe qysh atëherë, opozita ka vijuar të organizojë protesta të ndryshme, disa prej të cilave kanë qenë të dhunshme. Presidenti bëri një deklaratë dhe më pas dekrete me qëllim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve. Megjithatë kryeministri qe i vendosur të vazhdonte me zgjedhjet me mbështetjen e parlamentit.

Dhe Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve vazhdoi me përgatitjet.
Më 14 qershor, kryetarët e 27 bashkive u kërkuan KZAZ që të lironin ambiente e tyre që i kishin marrë si zyra për administrimin e zgjedhjeve dhe që nga ai moment disa prej tyre u shkatërruan të tjerat u mbyllën dhe u bënë jo funksionale për KZAZ-të. Më 21 qershor, kryetari i KQZ tha se do të akreditonte të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë përfshirë edhe 140 prej vëzhguesve tanë. Por e gjitha kjo e ka çuar popullatën në një situatë konfuze dhe ka çuar në shqetësime në të gjithë vendin.

Prandaj më lejoni të bëj një pyetje. Për këtë bëhen zgjedhjet, bëhen për politikanët apo për votuesit? Unë jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm janë votuesit. Pas së gjithave, zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t’i përfaqësojnë. Zgjedhësit duhet ët jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin dhe pa asnjë lloj presioni. Ata duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatë duhet të kenë akses të barabartë në media, në mënyrë që ata t’u shpjegojnë politikat që ata propozojnë votuesve.

Zgjedhjet duhet të jenë të mirë organizuara dhe të jenë funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me ligjet në çdo moment. Duhet gjithashtu të ketë një sistem funksional Gjykatash, që të shqyrtojë ankesat dhe apelimet e kandidatëve dhe zgjedhësve. Po si funksioni në praktikë procesi zgjedhorë?
Duke qenë se një sërë partish politike, koalicionesh dhe grupesh votuesish arritën të dilnin me kandidatë, nga ana tjetër tërheqja e partive kryesore opozitare nga zgjedhjet, e kufizoi ndjeshëm mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve, herë-herë e interpretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj.

Në total, për të gjitha 61 bashkitë, u regjistruan 97 kandidatë për kryetar Bashkie dhe 544 lista kandidatësh për Këshillat Bashkiak. Megjithatë, në 31 bashkitë ku në fletën e votimit ishte vetëm një emër kandidati, kandidatët për kryetar bashkie nuk patën kundërshtarë. Kodi Zgjedhorë shikon përfaqësinë e balancuar të partive politike parlamentare në të gjitha nivelet e Administratës Zgjedhore. Megjithatë, refuzimi fillimisht nga partitë opozitare për të emëruar anëtarë në KQZ dhe në KZAZ e kombinuar me interpretimin më vonë të ligjit nga KQZ, e la përfaqësimin politik të të gjitha organeve të Administrimit Zgjedhorë të pa balancuar.
Në këtë mënyrë qëllimi i ligjit për të krijuar një lloj balance në komisione nuk u përmbush. Sa i përket ditës së zgjedhjeve, përgatitjet në Bashkitë e drejtuara nga PS vazhduan.

Megjithatë, kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ-ve duke i urdhërua ato të ndërprisnin përgatitjet për zgjedhjet dhe të ndalonin përgatitjet për zgjedhjet. Ën vende si Kamza, Kavaja, Klosi, Kukësi, Marti Shkodra, Tropoja dhe Vora pati tentativa për ta hequr Administratën Zgjedhore nga zyrat e saj dhe kjo çoi në përplasje të dhunshme zjarrvënie dhe shkatërrim të ambienteve dhe materialeve zgjedhore. Si rrjedhojë KQZ iu desh të ndryshonte vendin e më shumë se 200 qendrave të votimit, disa vendeve të numrit të votave dhe disa KZAZ-ve. Ka një numër të madh organesh mediatike, të cilat janë të pozicionuara me parti të caktuara politike si rrjedhojë e interesave të biznesit të pronarit ë tyre.

Dhe kjo shkakton ndërhyrje të drejtë për drejtë të autonomisë së redaktorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve. Por tani le të shohim se çdo të thotë e gjitha kjo për votuesin. Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq nga zgjedhjet, votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve të ndryshëm për kryetar bashkie. Administrata Lokale, në disa pjesë të vendit, nuk bëri punën e vet për të siguruar të drejtën e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Përveç kësaj, media nuk pati pavarësi dhe në vend që të ofronte informacione të paanshme për kandidatët u fokusua tek kriza politike. Kuadri ligjorë për zgjedhjet mundej të ofronte një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhje demokratike. Por që ai të zbatohet si duhet kërkon vullnetin politik e aktorëve zgjedhorë. Tërheqja na zgjedhjet e opozitës dhe dhuna e tyre në detyrimin për të çuar drejt mos pjesëmarrjes, kombinuar edhe me një media të polarizuar çoi në një atmosferë shqetësimi dhe të paparashikueshmërie.

Pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirinformuar. Kjo cënoi besimin e votuesve dhe ishte e kundërta e rolit në fakt që duhet të luaj në procesin zgjedhorë. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit dje, ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politik duhet të punojë në emër të të gjitha qytetarëve dhe jo vetëm të atyre që i mbështesin. Ne do të hartojmë raportin ton për rreth dy muaj dhe ai do të përfshijë rekomandime dhe ODIHR do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste autoritete në zbatimin e tyre. I urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe u kërkojmë aktorëve politik të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY