DETAJE/Përfshihen në konflikt dy vëllezërit në Elbasan, një prej tyre vritet

Shares

Një ngjarje kriminale tronditi Elbasanin, duke rikthyer vemendjen sërish tek qytet.Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt në rrethana ende të paqarta, ku njëri prej tyre ka mbeturi i vrarë, ndërsa tjetri është plagosur.

“Rreth orës 00:45 të 1 korrikut, në fshatin Murras , të Elbasanit qarta janë plagosur shtetasit K.B., dhe A.B., ku shtetasi K.B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij shtetasi A.B., rreth 29 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën”-sqaron policia.

Mësohet se viktimë e atentatit ka mbetur shtetasi i identifikuar si Klevi Baho 24-vjeç. I plagosur ka mbetur vëllai i viktimës i identifikuar si Sandër Baho 30-vjeç, i cili dyshohet të ishte edhe shënjestra e atentatit.

Të dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ndërsa disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve duke i marrë jetën të riut. Viktima kishte pak ditë që kishte lënë burgun në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broshkë.

Ështe ngritur një grup i posacëm hetimor dhe po punohet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen  e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...