Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se vjeshta është periudha e duhur për të zhvilluar zgjedhje parlamentare.
Sipas tij, vendi ka nevojë për një parlament pluralist, ndaj shtatori ose tetori janë periudha e duhur për zgjedhje parlamentare.
Postimi i plotë i Manjanit:
“Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik.
Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem.
Por insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist!
Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë Shtator-Tetor është periudha e duhur…
Këtë gjë planifikonte të bënte edhe Rama, por e kishte në plan pa opozitën….
Pa opozitë nuk ka zgjedhje!
Tani është koha për ndonjë hap pas dhe për t’u përgatitur për të dy palët e zgjedhjeve!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/