Një tjetër operacion është finalizuar diten e sotme. Burime nga policia, bëjnë me dije se është goditur një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë.
Finalizohet operacioni “The long way”, i ndjekur me metoda proaktive. Janë sekuestruar 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.
“Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “The long way”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.
– A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).
Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal”,-thuhet në njoftimin e policisë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/446398549440710/?__xts__[0]=68.ARCItWdmt3iopec8cdOJPgrtlhQ3tp9zXefUC5pdB46dNj428-4hmMKnAUVOPjNzrpa9-QuoC3z70HJU6ZRAbPJGz0FokocC09SNOIIRInMTsKl-BvGsxXNxEuQV2Y8ObneB3k4yAUSMpc0rIP-Jsr5B66i4y34IJQoQFLNpEX5Hsn073JN-xyFSgjFa_R7nqD0VuiDCeJ5j0tvIZ-sNsScY8UDk0BVF_2U5iyTgGKhj80HK2Yu4KbeUmmvEMviKNpm-mOwsEu6OI22o11iRZ_LcDU062u-2oVs6EJ8gf4SWSGiJR-eK6Q7LHvsSq0LT3_8oM0MH4IN4q7EPBdZvUBHG8R5CcuvMOX6ZFN53&__tn__=-R
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












