Zbulohen hajdutët e 13 vjedhjeve në Vlorë

Zbulohen hajdutët e 13 vjedhjeve në Vlorë

65
0
Shares

Një person është arrestuar dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë në Vlorë, pasi policia zbuloi 13 vjedhje të ndodhura në sistemin e ndriçimit të qytetit.

Hetimi i policisë erdhi pas aknesave të shumta që kishin paraqitur banorët e zonës, ndërsa në pranga ra 41-vjeçari me inicialet L.V dhe po hetohet në gjendje të lirë, 43 vjeçari M.M i dyshuar si bashkëpunëtor.

Vlorë
Policia zbulon 13 vjedhje të ndodhura në rrjetin e ndriçimit rrugor në qytetin e Vlorës.
Nisur nga shqetesimet e banorëve në lidhje me vjedhjet e ndodhura në sistemin e ndriçimit të qytetit, shërbimet e policisë Vlorë pas një pune të mirëorganizuar, bënë identifikimin e presonave, kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin L.V, 41 vjeç, proceduan në gjendje të lirë 36 vjeçarin Z.V për shkak të problemeve shëndetësore, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M.M, 43 vjeç, i dyshuar si bashkëautor.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të 13 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, kryesisht në sistemin elektrik dhe hidraulik të qytetit të Vlorës (kabull elektrik, materiale ndërtimore, llampa etj).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY