Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa nuk dorëzohen deri në plotësimin e 9 kërkesave.
Studentët e Juridikut e kanë gdhirë prapë në godinë, teksa bashkëmoshatarët e tyre i kanë dërguar ushqime.
Kujtojmë se dje, policia nuk u lejonte të merrnin ushqime nga jashtë ashtu sikurse nuk lejonin të hynin studentët e tjerë. Në të njëjtën kohë, ata ushtruan dhunë tek disa studentë, ndërkohë që rrethuan me makina policie fakultetin e Ekonomisë.
Në një video së fundmi të bërë publike nga ish-Kryeministri Berisha, shikohet sesi studentët e Arkitekturës janë përplasur me policinë private mbrëmjen e djeshme të cilët kërkonin të shuanin protestën dhe të mos lejonin ngujimin në fakultet.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/416561958884057/?t=50
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1922450047866037/?t=8
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












