VIDEO/Parashikimi para 9 muajsh i deputetit për Arta Markun

VIDEO/Parashikimi para 9 muajsh i deputetit për Arta Markun

85
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka publikuar një video ku një nga deklaratat e tij 9 muaj më parë, paralajmëronte situatën që po ndodh sot me prokurorinë.

I referohet periudhës para se Arta Marku të zgjidhej Prokurore e përgjithshme.

Bylkbashi shprehej atëherë në komision se PS po shkelte Kushtetutën duke emëruar një Prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosjet që donte.

Tani sipas deputetit demokrat kjo nuk është më hamendësim por provë.

Ja çfarë shkruan deputeti

“Ja ku është parashikimi para 9 muajsh (7 dhjetor 2017) kur PS propozonte shkeljen e Kushtetutës dhe ende nuk kishin dale emrat e kandidatëve për prokuror të përkohshëm, që Arta Marku apo një “artamark” tjetër po emërohej Prokurore e Përgjithshme e “Përkohshme” që të mbyllte dosjet që i digjnin Kryeministrit, duke pezulluar prokurorët që po hetonin. Përkohshmëria e saj do të zgjasë deri sa të mbyllë hesapet Rama. Sot nuk është hamendësim, por provë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY