SKANDAL/ Zbulohen 4 tentativat e klanit Rama për të kaluar 613 kg kokainë dhe 4 pyetjet pasi Porti “mbante erë drogë”

Shares

“Informacione të reja dalin për ngarkesën prej 613 kg kokaine që erdhi në Durrës duke pasur si garantor klanin Rama!”.

Këtë bën të ditur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili, duke ju referuar “zyrtarit dixhital” denoncon edhe 4 tentativat për realizimin e këtij kalimi.

Për ish-kryeministrin, shtrohen edhe 4 pyetje…

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Informacione te reja per ngarkesen prej 613 kg kokaine qe erdhi ne Durres duke patur si garantor klanin Rama!

Zyrtari dixhital informon:

1 – Drejtori i Portit, Qirici u shkarkua sepse ai refuzoi te firmose shkresen, me te cilen urdherohej kalimi ne Kalaten 3 i te gjithe konteinereve perfshire ketu edhe konteinerin qe mbane 180 milion euro droge qe ndodheshin ne Kalaten 4. Kjo behej me qellimin e vetem qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te largoheshin nga syri i publikut dhe atje te ndermerreshin veprimet per rrembimin e droges. Per kete qellim Qirici brenda 3 oresh u zevendesua me Afrim Bakaj, njeriun me konfident te Rames dhe Gjushit me qellim realizimin e operacionit.

Por nga ky operacion u hoq dore sapo u mesua se drejtori Qirici kishte marre me vete kopjen e shkreses qe i kerkohej te firmoste.

2 – Pas ketij deshtimi, doganiere te caktuar jane perpjekur qe konteinerin ta vleresojne pa rrisk, me qellim qe ti shpetoje skanerit por kane deshtuar pasi rrisku percaktohet nga sistemi.

3 – Pasi filloi gjithe porti te flase per klanin prites Edi dhe Olsi Rama dhe porti te mbaje ere droge, konteinerin me rrisk, por jo drite te kuqe, jane detyruar qe 9 dite pas shkarkimit ta nisin ne oren 2:00 te mengjesit per te kaluar skanerin dhe derguar drejt desitnacionit.

4 – Punonjesit e Rapiskan, qe eshte kompani private amerikane, nuk i kishin thene asnje fjale per “mallin”, me shprese se ai nuk do ta konstatonte. Perkundrazi, pasi ai ka konstatuar mallin ne pako i eshte kerkuar nga punonjes dogane te lejoje kalimin e konteinerit. Ai ka refuzuar ne menyre kategorike dhe ka derguar ndihmesin e tij ne shtepine e drejtorit te vete.

Me kete rast ftoj qytetaret ti shtrojne vetes se tyre por dhe Edvinit pyetjet qe vijojne:

1 – Kush urdheroi qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te kalonin nga kalata 4 ne kalaten 3 dhe cili ishte qellimi i ketij kalimi?

2 – Pse shkarkove me urgjence drejtorin e portit Qirici dhe pse nuk tregon arsyet e ketij shkarkimi? Apo ke frike nga shkresa qe ai disponon dhe qe refuzoi te firmose?

3 – Pse mashtrove shqiptaret dhe paraqit operacionin si sukses te policise dhe doganave shqiptare? Nderkohe qe droga nuk u zbulua as nga policia dhe as nga dogana por vetem nga punonjesi i turit te kompanise private amerikane, te cilit nuk ju dha asnje informacion paraprak!

4 – Pse mohove publikisht informacionet nderkombetare dhe pse u mbajt 9 dite ne kalate konteineri me 613 kg droge?

Ne pergjigjet e ketyre pyetjeve qendron e verteta perveluese per lidhjen e ngarkeses se droges me klanin me te fuqishem te pushtetit klanin Rama!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...